U sulmua për vdekje nga pitbulli, flet e ëma e 2-vjeçarit shqiptar: Ai ishte fëmija më i ëmbël! Gjithçka ndodhi për 30 sekonda

U sulmua për vdekje nga pitbulli, flet e ëma e 2-vjeçarit shqiptar: Ai ishte fëmija më i ëmbël! Gjithçka ndodhi për 30 sekonda

Nëna e vogëlushit shqiptar që u sulmua për vdekje nga një qen pitbull në Greqi ka treguar se si fëmija i saj humbi jetën brenda pak sekondash. E ëma ka thënë se gjithçka ndodhi brenda më pak se 30 sekondave dhe fajësoi zhurmat e gjuetarëve në pyll, fishkëllima dhe të shtëna, që frikësuan pitbullin. Robbie shpjegoi se qeni ishte shpëtuar nga burri i saj dhe mbahej i lidhur me zinxhir 10 metra në kopsht, pranë pyllit ku po zhvillohej gjuetia. Ajo tregoi se brenda çastit që hynë në shtëpi për të sistemuar pazarin, Leoni doli te qeni dhe gjithçka ndodhi menjëherë. Gjithashtu e ëma e vogëlushit thotë se nuk kishte shenja rreziku nga pitbulli. Robbie hodhi poshtë raportet se ajo dhe burri janë akuzuar për...