Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë

Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë

Policia Kufitare e Kakavijës njofton se, sipas informatave të marra nga pala greke, edhe sot do të ketë bllokim të plotë të aksit rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq. Bllokimi do të zgjasë nga ora 18:00 deri në 21:00 (sipas orës greke), për shkak të protestës së fermerëve në territorin grek. Gjatë kësaj kohe, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore, ndërsa për të gjitha mjetet e tjera trafiku do të jetë i ndaluar. Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe i sugjeron të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës, duke qenë se protesta e sotme vjen pas disa ditësh të njëpasnjëshme ku i njëjti aks është bllokuar nga demonstratat e fermerëve grekë.