Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Rama e ka mbushur kupën”/ Berisha: Gjenerata Z, shpresa për të përmbysur regjimin
Kreu i PD Sali Berisha ka bërë thirrje që qytetarët të bëhen bashkë dhe të dënojnë regjimin e Ramës. Pas aferës së Ballukut opozita ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe Belinda Ballukut. “Edi Rama ka mbushur jo kupën por çdo gjë. Meriton çdo ndëshkim me këto që i ka bërë kombit”, tha Berisha, në Foltoren e organizuar para kryeministrisë”. Më tej Berisha tha se gjenerata Z është e vetmja shpresë për të përmbysur regjimin. Pjesë nga fjala e Berishës. “Të dashur miq, këto dy vjet është shkruar dhe folur shumë për gjeneratën Z, gjeneratë e cila, janë të rinjtë që në fakt përmbysën diktatura mizore në Nepal, në Bangladesh dhe në vende të tjera. E vërteta është se kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më...