Historiani Drançolli kujton diskutimin për kontributin e arbërve në Universitetin e Padovës

Historiani Drançolli kujton diskutimin për kontributin e arbërve në Universitetin e Padovës

Nga: M.L. Më 6 dhjetor 2022, në kuadër të festimeve për 800-vjetorin e Universitetit të Padovës, në ambientet historike të Palazzo del Bo në Padova të Italisë, u trajtua edhe kontributi i arbërve në këtë universitet të lashtë. Historiani Jahja Drançolli rikujtoi ngjarjen, duke falënderuar Dr. Valdete Llumnica-Muçollin dhe Dr. Gëzim Muçollin për dhurimin e librit të tyre të dedikuar këtij jubileu. Pjesë e aktivitetit ishte edhe promovimi i veprës “Stranieri: Itinerare të jetës studentore midis shekujve 13 dhe 18” (Donzelli – Padova, 2022), botim i serisë “Patavina libertas”, e cila ndriçon historinë europiane të Universitetit të Padovës. Kjo seri përfshin studime të thelluara të bazuara në kërkim të gjerë arkivor, duke rivlerësuar jetën akademike paduane dhe rolin e saj në zhvillimin humanist e shkencor të...