Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
BIRN: Te lajmet e Klanit dhe Top Channel gjen Baba Vangën
BIRN: Te lajmet e Klanit dhe Top Channel gjen Baba Vangën 3 dhjetor, Agjencia Telegrafike Shqiptare pyeti në një titull të publikuar në faqen e parë të saj në internet: “A do të bëhet realitet profecia e Baba Vangës që mund të ndryshojë botën në vitin 2026?”. Përgjigja është e thjeshtë: Jo! Edhe pse nuk ekziston asnjë provë që Baba Vanga, një mistike bullgare me emrin Vangeliya Pandeva Gushterova, të ketë bërë ndonjë parashikim të shkruar gjatë jetës së saj, në mediat shqiptare, përfshi edhe ato publike, gjen me dhjetëra artikuj për profecitë e supozuara të saj. Këto teori konspirative qarkullojnë vit pas viti, përgjithësisht të përkthyera nga media tabloide dhe pa asnjë kontroll editorial. Publikimet që citojnë Baba Vangën janë të mbushura me paralajmërime...