Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një 12-vjeçari, arrestohet oficeri i policisë
Një oficer policie është arrestuar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj një 12-vjeçari gjatë një kontrolli policor në Greqi. Sipas autoriteteve, i mituri së bashku me nënën e tij u paraqitën në Departamentin e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve dhe raportuan një rast të sjelljes së keqe policore. Menjëherë u hap një dosje hetimore, u njoftua Prokuroria dhe të miturit iu lëshua urdhër për ekzaminim mjeko-ligjor. Sipas mediave greke, në kuadër të procedurave, të miturit iu treguan 15 oficerët dhe ai identifikoi një prej tyre, megjithëse rezultoi se oficeri i përzgjedhur ishte në turnin e natës dhe jo gjatë orarit kur dyshohej se kishte ndodhur incidenti. Oficeri u arrestua dhe ndaj tij u ngrit një akuzë për plagosje të një personi të pambrojtur. Megjithatë,...