Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Panik në Belsh! Një tjetër gropë karstike pranë banesave, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente (VIDEO)
gropa ne belsh BELSH- Banorët e Belshit, në zonën e Dumresë, kanë ngritur shqetësimin e fenomeneve karstike, ku një tjetër gropë me diametër rreth 7 metër dhe thellësi më shumë se 10 metra është shfaqur së fundmi. Sipas banorëve, gropa është shfaqur shumë pranë banesave në lagjen e spitalit të Belshit, ndërsa ngrejnë alarmin se hapësira po zgjerohet çdo ditë e më shumë. Përballë kësaj situate, ku rreziku po i afrohet çdo ditë e më pranë banesave, banorët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve nga strukturat e emergjencave. Nga ana tjetër, autoritetet kanë kanë këshilluar banorët që të qëndrojnë larg gropave. Por, ky nuk është rasti i parë i një fenomi të tillë. Rasti i fundit i gropave karstike ndodhi në qershor të këtij viti në fshatin Dëshiran. Gjithashtu, në maj të...