Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
U përurua 8 muaj më parë, shembet rruga Shëngjin–Velipojë, qarkullimi i mjeteve në kaos
Shëngjin–Velipojë SHËNGJIN- Traseja e rrugës Shëngjin–Velipojë, pranë fshatit Rrjoll, ka pësuar çarje për shkak të rrëshqitjes së dherave. Rruga e përuruar në prill të 2025 ka pësuar dëmtime në një pjesë të konsiderueshme të gjatësisë së saj, duke rrezikuar shembjen e plotë. Bëhet fjalë për një rrugë që është hapur për qarkullimin e automjeteve në pranverë të këtij viti, me gjatësi 15 km, dhe që ka kushtuar 3.8 milionë euro. Situata aktuale është mjaft problematike, pasi ka pasur rrëshqitje në të dyja anët e skarpateve pranë fshatit Rrjoll, ndërsa mësohet se njëri krah i lëvizjes është bllokuar prej 2 ditësh. Aktualisht, qarkullimi kryhet me vështirësi vetëm në njërin sens. Mësohet se pikërisht në vendin ku ka ndodhur shembja, kompania që ka ndërtuar këtë segment rrugor ka vendosur barriera betoni dhe sinjalistikë në...