Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ish-minatori i Matit vjen në këmbë në protestë: Një copë bukë thatë e kam në fund të çantës, nuk pata lekë me i dhënë..
Opozita është mbledhur sërish këtë të hënë përpara Kryeministrisë, ku po zhvillohet foltorja e radhës. Ashtu si në protestat e mëparshme, edhe këtë herë janë bashkuar dhjetëra qytetarë dhe deputetë të opozitës. Gjatë protestës, fjalën e mori një qytetar nga Mati, ish-minator dhe ish-kryetar i fshatit Urxall. Ai u ngjit në foltore me një elektrik të vendosur në ballë, të cilin e mbajti deri në përfundim të fjalimit. “Një copë bukë thatë e kam futur në fund të çantës së shpinës, nuk pata lekë me i dhënë makinës. Kam ardhur në këmbë nga rrethi i Matit. Jam Abdi Toçi nga fshati Urxall i Matit, ish-mi