Tashmë zyrtare! Ja kur nis “BBVA”

Tashmë zyrtare! Ja kur nis “BBVA”

Tashmë është zyrtare! Big Brother Albania rikthehet më 20 dhjetor me edicionin e tij të pestë (BBVA 5). Lajmin e bëri të ditur vetë Top Channel, duke ndarë datën e shumëpritur me publikun nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Në videon njoftuese, kanali përdor frazën intriguese: “E ardhmja është shkruar…”, që lë të kuptohet se ky sezon do të sjellë shumë surpriza dhe momente të paparashikueshme. Ky edicion i BBVA premton të sjellë një eksperiencë të re, duke i mbajtur banorët dhe publikun në tension që nga momenti i hyrjes në shtëpi. Ledion Liço do të jetë sërish moderatori i këtij sezoni, duke siguruar se atmosfera do të jetë po aq emocionuese dhe e mbushur me drama, siç ka ndodhur në sezonet e kaluar. Rikthimi...