Humbja ndaj Egnatias, trajneri i Vorës: Luajtëm ndaj një nga ekipeve më të mira, ky është futbolli

Humbja ndaj Egnatias, trajneri i Vorës: Luajtëm ndaj një nga ekipeve më të mira, ky është futbolli

Trajneri i Vorës, Arjan Bellai, analizoi humbjen 2-0 ndaj Egnatias. “Egnatian e dimë që është një nga ekipet më të mira, kampione e Shqipërisë. I ka futbollistët me eksperiencë. Në pjesën e parë kishim rastet tona për shënim, por edhe në pjesën e dytë. Kur nuk shënon me ekipet e mëdha, do pësosh. Gabimet në futboll ndodhin, kjo është lojë, është edhe VAR-i. Kur ndërhyn VAR-i, gjithçka ka mbaruar. Kjo është Egnatia, vuajtëm edhe në ndeshjen e parë me futjen e Aleksit në treshe. Edhe atëherë edhe sot, e kishim këtë problem. E hëngrëm golin shumë shpejt. Pas pësimit të golit riskuam edhe ne me futjen e Felipes. Qetësia na mungon, eksperienca dhe besimi për të shënuar brenda zonës. Mund të hanim edhe golin e...