Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Opozita mban “Foltoren 2” para Kryeministrisë, i pranishëm dhe Ervin Salianji, zbut raportet me Berishën?
Në protestën e thirrur nga opozita këtë të hënë, nuk ka munguar dhe anëtari i Kryesisë së PD, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji. Si organizator i tureve me strukturat e PD, e cila nisi nga Durrësi, lëvizje që synon rizgjimin e PD, Salianji ka kritikuar Foltoret, duke kërkuar revoltë për rrëzimin e qeverisë. Sot ai ka qenë i pranishëm në këtë protestë që mblidhet në një ditë të rëndësishme për opozitën, 8 dhjetori i lëvizjes studentore të 1990. Kjo është foltorja e katërt e opozitës pas shpërthimit të skandalit të Belinda Ballukut