Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Akuzat pas ndeshjes/ Liverpool merr vendimin, e pëson keq Salah
Liverpool po kalon një periudhë të tensionuar pas rezultateve të dobëta dhe reagimeve brenda skuadrës. Mohamed Salah shpërtheu ndaj trajnerit pas barazimit ndaj Leeds. Për këtë, Arne Slot e ka lënë jashtë grumbullimit për ndeshjen ndaj Interit në Ligën e Kampioneve. Vendimi është marrë në bashkëpunim me drejtuesit e klubit. Arsyeja lidhet me deklaratat e bëra nga sulmuesi egjiptian pas ndeshjes së fundit. 33-vjeccari ritet të mungojë në një moment të rëndësishëm për skuadrën. Situata ka shtuar zërat për një largim të mundshëm të tij në merkaton e janarit. Gjendja në klub mbetet e paqëndrueshme në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër Interit.