Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Të rinjtë janë larguar”/ Thirrja e Ambasadorit të BE në Tiranë: Punoni fort për anëtarësimin në familjen europiane
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, i ka bërë thirrje të rinjve në Ditën e Rinisë që të veprojnë për të sjellë Evropën në Shqipëri. Gonzato thekson se integrimi europian është një mundësi për të cilën duhet të angazhohen të gjithë për ta arritur. Ambasadori i BE në Shqipëri i bëri thirrjet ndaj të rinjve gjatë aktivitetit “Rrugët e Rinisë 2030”, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë. “Sot Shqipëria e ka një zgjedhje. A dëshironi ju t’iu vijë Europa këtu në Shqipëri apo dëshironi të ndiqni shembullin e atyre te rinjve të tjerë të cilët janë larguar nga Shqipëria për të shkuar në Europë? Procesi i anëtarësimit në BE, nuk është një proces teknik, është një proces politik. Është një mundësi unike që gjërat...