Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Berisha dhe Salianji të pranishëm në protestë, nis foltorja para kryeministrisë
Opozita ka nisur sot (8 dhjetor) protestën e radhës para kryeministrisë, e quajtur ndryshe edhe “Foltorja”. I pranishëm është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe deputetë të tjerë të opozitës. Bashkë me të edhe ish-deputeti Ervin Salianji, i cili gjithashtu ka nisur nga Durrësi ditë më parë një lëvizje për riorganizimin e PD-së. I shoqëruar nga mbështetësit e tij, kreu i selisë blu u prit me duartrokitje dhe thirrje në sheshin te bulevardi, para godinës së ekzekutivit, ku mbahen fjalime për skandalet e qeverisë dhe kryesisht ato të zv/kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK dhe me masë sigurie pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit nga GJKKO, për tenderin e tunelit të Llogarasë.