Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Adoleshentët kundër ndalimit të rrjeteve sociale në Australi
Ndalimi i përdorimit të mediave sociale nga adoleshentët dhe fëmijët në Australi po kundërshtohet në gjykatën më të lartë të vendit. Adoleshentët pretendojnë se ligji është jokushtetues, pasi u privon atyre të drejtën për komunikim të lirë. Ndërsa disa prej tyre shprehen se po privohen nga mundësia për të siguruar të ardhura financiare. Një 15-vjeçar i cili së bashku me babanë e tij zotërojnë një lokal të vogël, Dimi Heryxlim, shprehet se ndalimi i përdorimit të mjeteve sociale i dëmton biznesin. 15-vjeçari ka grumbulluar dhjetëra mijëra shikime në Instagram dhe TikTok duke postuar vloge të rutinës së tij duke drejtuar kuzhinën pas shkolle. “Vërtet has klientë që vijnë dhe thonë ‘Oh, të kam parë’, ndërsa babai më ndihmon të përgatis pastat, disa njerëz madje bëjnë...