Mbytja e varkës me 17 emigrantë merr përmasa të tjera, kërkime edhe për…

Mbytja e varkës me 17 emigrantë merr përmasa të tjera, kërkime edhe për…

Rasti i anijes gjysmë të fundosur në jug të Kretës, në Greqi, dhe 17 trupave të pajetë të gjetur nga autoritetet, po merr përmasa të reja. Sipas njoftimit të fundit nga roja bregdetare, hetimi paraprak zbuloi se 15 persona të tjerë ndodheshin në të njëjtën anije. Konkretisht, sipas deklaratës së të shpëtuarve, personat që u nisën me varkë nga Tobruku i Libisë mbrëmjen e 1 dhjetorit ishin gjithsej 34 persona. Sipas të njëjtës deklaratë, varka u bë e pakontrollueshme më 2 dhjetor për shkak të defektit të motorit. Më pas, 15 prej të huajve ranë në det dhe që atëherë janë të zhdukur. Kërkimet po kryhen nga anijet që kalojnë nën koordinimin e Qendrës së Përbashkët të Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit (EKSED) të Rojës...