Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia, u arratis si në filma
Nga burgu i sigurisë së lartë i Operas në Itali, 41-vjeçari shqiptar Taulant Toma u arratis si në filma. Hetuesit italianë kanë zbuluar se ai pasi preu hekurat e qelisë përdori një ganxhë artizanale për të kapërcyer murin rrethues dhe për t’u zhdukur pa lënë gjurmë. Toma po kërkohet në të gjithë Italinë nga forca të shumta policore. Toma pasi doli nga qelia arriti në murin rrethues të lartë 6 metra dhe pasi u ngjit mbi të, u arratis në mes të natës. 41-vjeçari ka realizuar në mënyrë artizanale një ganxhë me material druri rreth 6 metra të gjatë të cilën e ka përdorur për t’u ngjitur në murin rrethues, dhe më pas ka zbritur murin e lartë dhe është larguar në drejtim të paditur....