Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
U rikonstruktua para disa vitesh, shembet një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec–Qafë Plloçë
Një rrëshqitje e tokës ka shkaktuar shembjen e një pjese të trotuarit në aksin rrugor Pogradec–Qafë Plloçë, pranë fshatit Gështenjas. Si pasojë, janë dëmtuar edhe rrjetet nëntokësore, ndërsa banorët paralajmërojnë se situata po përkeqësohet nga dita në ditë dhe mund të prekë së shpejti edhe karrexhatën e rrugës. Gjithashtu raportohet se ky segment rrugor, i cili përshkon një zonë të banuar, prej muajsh është pa ndriçim, çka e bën edhe më të rrezikshëm kalimin e këmbësorëve gjatë mbrëmjes. Aktualisht nuk janë vendosur tabela paralajmëruese apo barriera mbrojtëse, ndërsa dëmtimet e dukshme po e kthejnë zonën në një rrezik potencial për aksidente. Rruga Pogradec–Qafë Plloçë u rikonstruktua në vitin 2018, me investim që përfshinte zgjerimin e korsive, ndërtimin e trotuareve dhe sistemin e ndriçimit publik. Megjithatë,...