Bizneset e mishit në “sitë”: Zbulohen miliona të fshehura nga tatimet

Bizneset e mishit në “sitë”: Zbulohen miliona të fshehura nga tatimet

Tre biznese blegtorale në Shqipëri, të angazhuara në blerjen dhe shitjen e gjësë së gjallë dhe tregtimin e mishit të freskët, kanë fshehur rreth 10 milion euro fitime. Këto subjekte, përkatësisht Hallaçi në Kukës, Kazazi dhe Tafaj në Kavajë, dëshmuan disbalancë mes sasisë së madhe të mishit të blerë dhe shitjeve, pasi tregtimi i produkteve bëhej pa faturë. Ky aksion u iniciua pas denoncimeve nga qytetarët. Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Task Forcën e Terrenit, ndërhynë në këto biznese, ndërsa një subjekt tjetër në Fier është në hetim për shkelje të ligjit, duke përfshirë mosinstalimin e sistemit të fiskalizimit dhe mungesën e listës së çmimeve. Eksperti i bujqësisë, Ndoc Fasllia, thekson se qëllimi i këtyre kontrolleve është evidentimi i evazionit fiskal dhe rritja...