Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Berisha ia ‘preu kokën maces’ që në fillim”/ Lëvizja e Salianjit, Alibeaj: PD parti private!
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj i ftuar në Report Tv analizon gjendjen në Partinë Demokratike dhe lëvizjen e Ervin Salianjit që ka trazuar situatën brenda në parti. I ftuar në Report Tv, ish-deputeti demokrat kthehet pas në kohë fillimisht duke kujtuar se ky grup që sot është kundër Berishës, ishte grupi që në 2021 e mbështeti dhe e ndihmoi t’i kthente kuotat brenda partisë dhe ta çonte atë në gjendjen që është sot. “Këta individë nuk janë pak me çfarë kam parë, kërkojnë që ajo që quhet PD sot, të mos vazhdojë të bjerret gjithmonë e më shumë siç e kanë treguar rezultatet e zgjedhjeve por edhe shumë qëndrime që kanë mbajtur gjatë kësaj periudhe. E drejtë, por më duhet të pohoj edhe faktin tjetër, individët që përbëjnë këtë lëvizje, ishin ata që kur para 4 vitesh në PD ndodhi një...