Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Zbulohet fatura marramendëse, Eksperi Muço: Shpopullimi – Ja sa i kushton Shqipërisë largimi i trurit të kombit
Largimi masiv i profesionistëve nga Shqipëria, i njohur ndryshe si "hemorragjia e trurit", i shkakton ekonomisë së vendit një kosto vjetore që varion nga 500 milionë deri në gati 1 miliardë euro. Kjo shifër tronditëse nxjerr në pah dëmin e thellë ekonomik që pason investimin e shtetit në formimin e të rinjve, të cilët më pas zgjedhin të ndërtojnë karrierën e tyre jashtë kufijve. Sipas analizës së ekspertit të ekonomisë dhe financës, Klodian Muço i cili ishte i ftuar në një intervistë në Syri tv, Shqipëria po përballet me një paradoks të hidhur: një vend i varfër investon qindra mijëra euro për të arsimuar profesionistë si mjekë dhe infermierë, të cilët më pas kontribuojnë në ekonomitë e vendeve të pasura si Gjermania dhe Italia. Të...