Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Tre shoqata të të drejtave të njeriut i propozojnë Kuvendit emrin e Besim Ndregjonit për Avokat të Popullit
Tre organizata të të drejtave të njeriut i kanë dërguar Kuvendit një letër zyrtare ku propozojnë Besim Ndregjonin si kandidat për Avokat të Popullit. Në letër, shoqatat theksojnë se Ndregjoni përfaqëson sipas tyre komunitetin e të përndjekurve politikë dhe kërkojnë që institucionet të garantojnë një proces të paanshëm dhe të depolitizuar në zgjedhjen e drejtuesit të ri. Organizatat shprehin shqetësimin për vonesat dhe mungesën e konsensusit politik në procedurën e zgjedhjes, ndërsa theksojnë se kandidatura e Ndregjonit, sipas tyre, plotëson kriteret ligjore dhe përfaqëson një zë të rëndësishëm të shoqërisë civile. Letra e plotë SHOQATA KOMBËTARE E ISH KULAKËVE TË SHQIPËRISË TIRANË Grupi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Qendra e Traumës dhe Torturës, Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të...