Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Avokati i Popullit, zbulohet strategjia e PS/ E preferuara e PD, Jola Hysa. Dokumenti ka 27 nga 28 firmat e duhura
Pritet të jetë seanca plenare e 11 Dhjetorit ajo e cila do të mund ti japë fund ping-pongut mes socialistëve dhe demokratëve, në një tentativë për të zgjedhur avokatin e ri të popullit. Një burim nga grupi parlamentar i PS tregoi Top Channel strategjinë e cila do të ndiqet në një kohë kur PD u tërhoq nga firmat e hedhura për 7 shtatë kandidatët. “Do t’i përcjellim seancës plenare të gjitha kandidaturat që kanë mbledhur deri me 2 Dhjetor 28 firma” deklaroi ky burim duke shtuar se “Komisioni i Ligjeve në shkresën që do ti dërgohet seancës plenare do të ketë shënimin se deputetët e PD-s janë tërhequr nga firmat”. Propozimi final nga ky komision do të hartohet në mbledhjes e të Martës 9 Dhjetor ora 11:00. ...