Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sfidat e Superligës/ Elbasani pret sot Vllazninë, Egnatia në fushë për të përfituar
Sot në Elbasan do të luhet për kreun e Superligës, pasi verdheblutë e Ivan Gvozdenoviç do të presin në orën 19:00 Vllazninë. Elbasani aktualisht udhëheq kampionatin me 1 pikë më shumë se shkodranët, të cilët në 3 ndeshjet e fundit kanë marrë 2 barazime dhe 1 humbje. Situatë jo e mirë edhe te Elbasani, pasi në 3 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm barazime, ndërsa sot ka mundësinë t’i tregojë Vllaznisë se janë ata pretendentët kryesore për titull. Po në orën 19:00, në Vlorë, Flamurtari do të presë Dinamon që pak ditë më parë shkatërroi Tiranën në derbi. Të dy skuadrat po kalojnë një moment të mirë, pasi Flamurtari vjen pas fitores me Egnatian por i duhet vazhdimësi për t’iu larguar fundit. Sfida tjetër e...