Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Bizneset e mishit nën hetim, fshehje fitimesh dhe mungesë fiskalizimi në disa qytete
Tre biznese blegtorale që merren me blerjen dhe shitjen e gjësë së gjallë, e më pas me tregtimin e mishit të freskët, kanë fshehur 10 mln euro fitime. Këto biznese, në bilancet e tyre tregtare, kishin sasi të mëdha mishi të blerë, por nga ana tjetër këto shifra nuk përputheshin me shitjet, sepse tregtimi i këtij produkti te konsumatorët bëhej pa faturë. Ky aksion erdhi pas denoncimit të një qytetari. Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Task Forcën e Terrenit, ndërhynë në vend ushtrinë e tre subjekteve Hallaçi në Kukës, Kazazi dhe Tafaj në Kavajë, ndërkohë është në hetim edhe një tjetër subjekt në qytetin e Fierit, ku u konstatua shkelje të legjislacionit tatimor si mos instalimi i sistemit të fiskalizimit dhe mos afishimi...