Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?

Partitë politike në Kosovë, të dielën para mesnatës kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e tyre garuese për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Nga ajo që është parë, Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja parti e madhe që ka lidhur koalicion me tri parti të tjera të vogla, partinë GUXO, Alternativa dhe PSHDK. Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, partitë e vogla i kanë marrë në listat e tyre e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA Socialdemokratike do të garojnë si të vetme. Sipas njohësve, këto bashkëpunime janë për matje forcash mes partive kryesore. “Subjektet politike shkojnë në këto zgjedhje me kalkulimin, në radhë të parë Lëvizja Vetëvendosje që të marrë mbi 50% të trupit elektoral në mënyrë që të jetë...