Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mijëra persona largohen nga kufiri Tajlandë–Kamboxhia pas përplasjeve të përgjakshme
Banorët në të dy anët e kufirit mes Tajlandës dhe Kamboxhias u evakuuan masivisht të hënën e 8 dhjetorit, pasi shpërthyen përplasje të reja që lanë të paktën pesë të vdekur. Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për nisjen e dhunës, e cila është konfrontimi më serioz mes dy vendeve që nga marrëveshja e armëpushimit në korrik. Kryeministri tajlandez Anutin Charnvirakul tha se vendi i tij “nuk ka dashur kurrë dhunë” por do të “përdorë mjetet e nevojshme për të ruajtur sovranitetin”, ndërsa ish-lideri kamboxhian Hun Sen akuzoi “pushtuesit” tajlandezë për provokim hakmarrës. Që nga maji, tensionet e përshkallëzuara mes fqinjëve kanë shkaktuar mbi 40 viktima, si dhe ndalime importesh dhe kufizime udhëtimi. Të hënën, ushtria tajlandeze tha se trupat e saj kishin reaguar ndaj zjarrit kamboxhian...