Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Arratisje si në filma, dalin pamjet e mjeteve që përdori Taulant Toma për t’u larguar nga burgu
Hekurat e qelisë së tij u prenë me mjete dhe më pas ai u arratis nga burgu i Operas. 41-vjeçari Taulant Toma, i cili më parë kishte tentuar me sukses arratisje nga burgjet, është po kërkohet në të gjithë Italinë. Shqiptari, i cili ishte në njësinë e sigurisë maksimale duke vuajtur dënimin për një sërë krimesh, përfshirë grabitje, arriti të largohej nga burgu duke prerë hekurat e më pas duke përdorur çarçafë të lidhur për të zbritur nga dritarja e qelisë së tij. Sipas hetuesve, Taulant Toma arriti në murin rrethues të objektit me lartësi 6 metra dhe, pasi u ngjit mbi të, u arratis në mes të natës. Hetuesit po analizojnë kamerat e sigurisë në burgun Opera për të rindërtuar ngjarjen dhe për të përjashtuar çdo...