Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Rama në Aman: Takim zyrtar me Mbretin Abdullah II bin Al-Hussein
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Aman, Jordani, për një vizitë zyrtare, ku është pritur nga vetë Mbreti Abdullah II bin Al-Hussein. Kreu i qeverisë shqiptare ndau disa foto nga pritja në rrjetet sociale, duke e cilësuar mbretin si “një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”. “Aman, Jordani: I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht,” shkruan Rama në postimin e tij në Facebook, duke shprehur mirënjohje për pritjen dhe për raportet e shkëlqyera mes dy vendeve. Vizita e kryeministrit pritet të përfshijë takime zyrtare për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe kulturor mes Shqipërisë dhe Jordanisë, si dhe diskutime mbi çështjet rajonale dhe...