Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, ministri Malaj jep afatin e miratimit të ligjit

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, ministri Malaj jep afatin e miratimit të ligjit

Ministri i Financave, Petrit Malaj ka deklaruar se brenda këtij muaji pritet të miratohet në qeveri projektligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Malaj tha gjatë një interviste për ‘Vizon Plus’ se pr/ligji është hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe në bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare. Ai shtoi se për këtë nismë ligjore, tashmë janë ezauruar edhe konsultimet publike me grupet e interesit. “Është një pr/ligj shumë i mirë i cili siguron të gjitha banesat e qytetarëve ndaj tërmeteve. Fondi i sigurimit nga tërmeti do të menaxhohet nga shteti. Do të jetë një kompani shtetërore që do të menaxhojë këtë fond dhe do të garantojë edhe pagesën e primeve në rast të fatkeqësive natyrore”, deklaron ministri. I pyetur nëse do ketë...