Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen dy automjete te “Ura e Vocit”
Një aksident është regjistruar mesditën e këSaj të hëne në zonën e quajtur “Ura e Vocit”, në rrugën e Arbrit. Një automjet tip “Skoda” është përplasur me një tjetër mjeti tip “Audi” dhe si pasojë ky i fundit ka dalë nga rruga dhe kapërfunduar në një tokë djerrë. Si pasojë e aksidentit fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje.