Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Lë garant fëmijët, s’ju tradhtoj!”/ Djali i Azem Hajdarit tregon të pathënat e liderit të Dhjetorit: S’e njihte frikën
Partia Demokratike po kryen sot homazhet në nder të heroit të demokracisë Azem Hajdari dhe Lëvizjes së dhjetorit. Djali i Azem Hajdarit, u shpreh se babai i tij ka marrë vendime të rëndësishme në një moshë shumë të re. Sipas tij, Azemi kërkonte të rrëmbente të ardhmen ndërsa ka rrëfyer edhe detaje nga jeta dhe historia personale e të atit, i cili pas dashurisë me bashkëshorten, u detyrua ta rrëmbente atë për të përmbushur një jetë siç ai e donte, jo siç ia impononte regjimi komunist i asaj kohe. Më tej ai ka kujtuar edhe kundërshtitë me të cilat Azemi ishte përballur nga familja, kur prindërit e të cilit kërkonin për të një jetë më të sigurt, larg trazirave të dhjetorit që shënjuan më pas...