Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Emri/ Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar, zbardhen detaje
Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një tjetër person, i cili dyshohet si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Mondi Meëhalla. 35-vjeçari, Oklid El Ouejdi, ka dalë në dritë nga dëshmitë që kanë dhënë personat e arrestuar e marrë në pyetje deri tani. Naldo Gjoni nga Lezha, i cili u ndalua nga policia pasi kishte përdorur makinën me te cilën u krye ekzekutimi ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se i pranishëm kur ka marrë në përdorim mjetin ishte edhe Oklid El Ouejdi. Deri në këto momente kjo është dëshmia që ka përshirë 35 vjeçarin nga Elbasani. Nga të dhënat, rezulton se El Ouejdi është larguar nga pika kufitare e Qafë-Thanës për në Maqedoninë e Veriut, duke mos u arritur të ndalohej apo verifikohej...