Analiza: Si operojnë kompanitë e Elektroprivredës së Serbisë me seli fiktive në Kosovë?

Analiza: Si operojnë kompanitë e Elektroprivredës së Serbisë me seli fiktive në Kosovë?

Tri kompani të Elektroprivredës së Serbisë (EPS) – kompania shtetërore energjetike serbe – të regjistruara me seli në Kosovë, kanë borxhe që tejkalojnë gjysmë miliard euro. Termocentralet e Kosovës, Minierat Sipërfaqësore të Kosovës dhe Elektrokosmet renditen ndër 100 humbësit më të mëdhenj në Serbi, tregojnë raportet financiare të publikuara në Regjistrin Ekonomik të këtij vendi, të cilat i analizoi Radio Evropa e Lirë. Këto kompani, me adresa fiktive në Kosovë, vazhdojnë të operojnë edhe 25 vjet pasi Serbia humbi kontrollin mbi pasuritë dhe menaxhimin e sistemit energjetik të Kosovës. Prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike janë në duart e kompanive kosovare, ndërsa këto tri kompani serbe, me mbi 3.100 të punësuar, veprojnë nga Beogradi. Të dhënat e Agjencisë për Regjistrat e Bizneseve të Serbisë (APR)...