Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
FOTOT/ ‘Mjeshtri’ i arratisjeve, Italia ‘në këmbë’ për kapjen e Taulant Tomës, mjetet që i shërbyen për planin e tij
taulant toma ITALI- Mediat italiane kanë publikuar foto dhe detaje nga arratisja e 41-vjeçarit Taulant Toma, nga burgu i sigurisë së lartë në Milano. I dënuari shqiptar mund të konsiderohet një ‘mjeshtër’ i arratisjeve, pasi kjo e së dielës është hera e katërt që ai ia del të largohet nga burgje të ndryshme. Hetuesit po analizojnë telekamerat e sigurisë për të kuptuar mënyrën dhe oraret e arratisjes, si dhe për të kuptuar se si ai arriti të kalojë murin rrethues, i cili është rreth gjashtë metra i lartë. Taulant Toma ishte dënuar për krime të ndryshme, përfshirë vjedhje me dhunë dhe arratisje të mëparshme nga burgu. Ai ishte një nga të paktët të cilët ishin arratisur disa herë nga burgu, duke rikthyer kujtime edhe tek...