Amerikanët hapin barin “1912” në Vlorë, të mahnitur nga historia dhe mikpritja shqiptare

Amerikanët hapin barin “1912” në Vlorë, të mahnitur nga historia dhe mikpritja shqiptare

Në zemër të Vlorës, qytetit me rëndësi historike ku u shpall pavarësia e Shqipërisë, ka hapur dyert prej pak javësh një lokal i ri, i quajtur “1912”. Ky bar i vogël, por me një emër domethënës, është veçanërisht i dallueshëm pasi është themeluar nga një çift amerikan, Toni Di Lorenzo dhe bashkëshortja e tij, Kendall. Toni, një entuziast i historisë, shpjegon se emri i lokalit erdhi natyrshëm, pasi ai kishte mësuar për aktin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë përmes kërkimeve në internet. Di Lorenzo tregon se, si shtetas amerikanë, ata kishin jetuar më parë në Tajlandë, por temperaturat e larta atje nuk ishin sipas dëshirës së tyre. Ata kërkonin një vend me katër stinë, me një kosto jetese të arsyeshme, potencial turistik dhe mundësi...