Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë, Policia shqiptare: Do lejohen vetëm makinat për emergjenca
Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar sërish sot për disa orë me radhë. Shkak është një protestë e fermerëve që do të zhvillohet në Greqi. Policia Kufitare e Kakavijë ka njoftuar të gjithë qytetarët se rruga nuk do të jetë e aksesueshme për disa orë. Ata thanë se vetëm qarkullimi makinave për emergjenca shëndetësore do të lejohen. “Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca...