Arrestohet në qendër të Londrës futbollisti i një skuadre kombëtare

Arrestohet në qendër të Londrës futbollisti i një skuadre kombëtare

Një futbollist me emër, i cili luan edhe për Kombëtaren e tij, është arrestuar në qendër të Londrës gjatë orëve të para të së shtunës, pasi dyshohet se është përfshirë në një incident dhune. Lojtari, i cili nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, u kap nga policia pak para orës 1 të mëngjesit, në zonën e West End. Sipas Policisë Metropolitane, forcat policore mbërritën në vendngjarje pas raportimeve për një sulm, përcjell A2 CNN. Futbollisti 29-vjeçar u arrestua në vend për dy akuza për sulm dhe një për përleshje. Viktima u transportua menjëherë në spital për trajtim, por fatmirësisht plagët e tij nuk konsiderohen kërcënuese për jetën apo me pasoja të përhershme. Lojtari është liruar me kusht ndërsa hetimet vijojnë. Autoritetet kanë nisur një...