Europa kundër draftit amerikan, Zelensky në Londër për bisedime të reja për luftën në Ukrainë

Europa kundër draftit amerikan, Zelensky në Londër për bisedime të reja për luftën në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të mbërrijë këtë të hënë, më 8 dhjetor, në Downing Street, ku do të zhvillojë një takim të rëndësishëm me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz. Ky takim vjen në një moment kritik, ndërsa SHBA-të po shtyjnë Kievin dhe Moskën drejt një marrëveshjeje paqeje që përfshin lëshime territoriale. Bisedimet do të fokusohen tek negociatat e paqes dhe hapat e ardhshëm për t’i dhënë fund luftës. Siç shkruan BBC, aleatët evropianë duan të sigurojnë që çdo marrëveshje të përfshijë garanci të forta sigurie, për të shmangur një sulm të ardhshëm rus. Britania dhe Franca po udhëheqin përpjekjet për krijimin e një koalicioni të të gatshmëve (Multinational Force Ukraine), që mund të ofrojë mbështetje mbrojtëse në terren....