Arratisjet e bujshme të Toma Taulantit, kush është shqiptari që “luan” me burgjet europiane

Arratisjet e bujshme të Toma Taulantit, kush është shqiptari që “luan” me burgjet europiane

Toma Taulant, 41-vjeçari shqiptar i konsideruar si jashtëzakonisht i rrezikshëm, u arratis nga burgu i sigurisë së lartë të Operas në Milano. Arratisja, e kryer mes errësirës dhe ndërrimit të turnit të rojeve, mediat italiane raportojnë se ka qenë e planifikuar. 41-vjeçari, i dënuar me burgim deri në 2048, preu hekurat e qelisë dhe u largua pa u vënë re. Pas arratisjes, autoritetet italiane kanë aktivizuar një plan masiv kërkimi në të gjithë Lombardinë, patrulla, postblloqe, kërkime në zona rurale e industriale dhe kontrolle të kufijve të brendshëm. Nuk është hera e parë që Toma Taulanti arratiset nga burgjet e sigurisë së lartë. Ai ishte arratisur më herët nga burgu i Parmës bashkë me Frokaj Vamentin. Po ashtu, shqiptari ka arritur të arratiset edhe në...