Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
8 dhjetori/ Spiropali: Ecim më shpejt e më të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE, të rinjtë të jenë më këmbëngulës
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ka kujtuar 8 dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali ka deklaruar se të rinjtë shqiptarë kërkohet të jenë më këmbëngulës dhe më pjesëmarrës, për të ecur më shpejt dhe më sigurt drejt anëtarësimit në BE. “8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë, simbolizon pasionin e vajzave e djemve shqiptarë, si faktor thelbësor ndryshimi, për ta kthyer Shqipërinë në familjen e saj natyrale. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishte esenca e vet historisë shqiptare, në kontradiktën më të thellë e të qenurit një nga bërthamat e vjetra të kontinentit europian, por njëkohësisht e ndarë gjatë e dhunshëm prej kësaj përkatësie. Sot ecim më shpejt e më të sigurt drejt anëtarësimit të...