Izraeli përgatit operacion ushtarak për të sulmuar Libanin, pragu i një luftë të re

Izraeli përgatit operacion ushtarak për të sulmuar Libanin, pragu i një luftë të re

Qendrat vendimmarrëse amerikane po punojnë për të hartuar një propozim gjithëpërfshirës që të çojë drejt një marrëveshjeje mes Libanit dhe Izraelit, në përpjekje për të shmangur një përshkallëzim ushtarak. Në këtë kuadër lidhen edhe informacionet e publikuara nga zyrtarë amerikanë, sipas të cilëve presidenti amerikan Donald Trump po ushtron presion mbi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që të ndjekë rrugën diplomatike si bazë për një marrëveshje të mundshme me Libanin. Megjithatë, Izraeli nuk duket i bindur për një zgjidhje politike ose diplomatike: ai vazhdon përgatitjet për një operacion ushtarak, i cili pritet të shtyhet deri në fillim të vitit të ri. Tel Avivi i paraqet Washington-it raporte për të bindur mbi nevojën e një goditjeje të synuar ndaj Hezbollahut, duke kursyer shtetin libanez dhe duke mbajtur...