Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Foltorja” poshtë zyrës së Ramës, PD zhvillon sot protestën e 4-t, ja çfarë pritet
Partia Demokratike zhvillon sot protrestën e 4-t rradhazi në po kaq javë poshtë zyrave të Kryeministrit Edi Rama. Në formatin e “foltoreve parlamentaro-qytetare”, PD nisi këtë format protestash me argumentet se hapësirat e saj në Kuvendin e Shqipërisë janë minimizuar dhe deputetëve të opozitës nuk u jepej fjala. Protesta pritet të nisë në orën 18:00 dhe referuar 3 protestave të mëparshme, nuk pritet të zgjasë më shumë se 1 orë. Policia ka marrë masat e saj, ndërsa pritet të bllokojë disa akse rrugore, por edhe një pjesë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Referuar faktit se në 3 protestat e mëparshme nuk ka pasur incidente, pritet një ulje e mëtejshme e numrit të forcave të sigurisë që rreshtohen për të mbrojtur godinën e Kryeministrisë. Nga protestat...