Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
I dënuar në Francë për drogë, Prokuroria kërkon konfiskimin e pronave të Elton Arkaxhiut në “Myslym Shyr”
prokuroria e tiranes TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Elton Arkaxhiut, i cili rezulton i dënuar në Francë për trafik droge. Në mesin e tre pasurive që kërkohet të konfiskohen, pasi një vit më parë u vunë në sekuestro, janë një ambient bar kafe, dhe një SPA, që ndodhen në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë. Prokuroria nga hetimi arriti në përfundim se ka mospërputhshmëri të burimit të financimit (të ardhurave + huamarrje) me pasuritë e dokumentuara, ndërkohë që dy prej pronave në fjalë rezultojnë në emër të vëllait të Elton Arkaxhiut. NJOFTIMI I PROKURORISË SË TIRANËS Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit E.A. i dënuar në Francë për veprën penale ‘Trafikim i narkotikëve’ dhe personave të lidhur...