‘Shpërblim për shkelësit’, Bozdo: Projektligji i amnistisë fiskale nxjerr në pah mungesën e transparencës

‘Shpërblim për shkelësit’, Bozdo: Projektligji i amnistisë fiskale nxjerr në pah mungesën e transparencës

Një projektligj i ri për amnistinë fiskale pritet të falë rreth 2 miliardë euro borxhe të akumuluara nga bizneset ndër vite, një lëvizje që ka ngjallur debate për favorizim të klientelës dhe mungesë transparence. Sipas detajeve, nisma parashikon shuarjen e të gjitha detyrimeve tatimore dhe doganore të krijuara përgjatë një dekade. Nga shuma totale prej 2 miliardë eurosh, 1 miliard është borxhi kryesor (principali), ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga gjoba dhe kamatëvonesa të akumuluara. Megjithëse falje të tilla ndodhin edhe në vende të tjera, deputeti i PD Enno Bozdo tha se ato zakonisht shoqërohen me reforma rrënjësore dhe vendosjen e standardeve më të larta për të mos lejuar përsëritjen e situatës. Në rastin e Shqipërisë, Bozdo theksoi se një amnisti e tillë po jepet pa asnjë garanci...