“Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka…”/ PD kujton “8 dhjetorin”, Balliu: Barbarë të kuq që kanë vjedhur sovranin

“Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka…”/ PD kujton “8 dhjetorin”, Balliu: Barbarë të kuq që kanë vjedhur sovranin

Partia Demokratike do të organizojë një takim në Qytetin Studenti në përkujtim të lëvizjes së Dhjetorit. Sipas njoftimit nga selia blu në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe Sali Berisha. Aktiviteti do të mbahet në ora 11:00, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Partisë Demokratike. Aty do të kujtohet figura e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, si edhe studentët, pedagogët, punëtorët dhe të rinjtë që u vunë në krye të Lëvizjes për Ndryshim, Shpresë dhe Liri. Lidhur me këtë ngjarje historike në jhistorinë e pluralizmit shqiptar ka reaguar edhe deputeti Klevis Balliu. Klevis Balliu: Gëzuar 8 Dhjetorin – Ditën e Rinisë dhe Demokracisë! Falë revoltës studentore të 8 Dhjetorit, Shqipëria u çlirua nga kthetrat e diktaturës më të egër në Europë. Sot, përveç mirënjohjes ndaj...