‘TVSH po kompensohet pa kontrolle’, Shehaj: Opozita duhet të zgjohet, rrezik për abuzime masive

‘TVSH po kompensohet pa kontrolle’, Shehaj: Opozita duhet të zgjohet, rrezik për abuzime masive

E ftuar në një emision televiziv, ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj sqaroi dallimin mes shuarjes së detyrimeve dhe paqes fiskale, duke theksuar se debitorët në tatime janë publikë me bazë ligjore dhe se transparenca është e domosdoshme. Ajo kritikoi institucionet për mungesë angazhimi serioz në trajtimin e kësaj çështjeje, duke nënvizuar rolin e KLSH-së, të drejtën e saj ligjore për akses në sistemet e tatimeve dhe nevojën që opozita të ngrejë tryeza të hapura me ekspertë. Shehaj ngre shqetësime serioze për mekanizmat e kompensimit të TVSH-së pa kontrolle dhe për rreziqet që lidhen me hetimet proaktive, të cilat subjektet nuk i njohin. Sipas saj, pjesë të nismës mund të jenë pozitive, por problematikat e mëdha mbeten të paadresuara dhe kërkojnë transparencë, debat publik dhe përgjegjshmëri...