Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
Bota E Hënë, 8 Dhjetor 2025 10:22 Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump ka bërë në rrjete sociale tre libra që po lexon që kanë të bëjnë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ivanka është gruaja e Jared Kushner, investitorit e projektit në ishullin e Sazanit, e cila e ka vizituar edhe më herët vendin tonë. Bëhet fjalë për tre librat “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” të Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” të Miranda Vickers, si dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë. Poshtë fotos, Ivanka ka shkruar thjesht: “Kërkim!”, duke lënë të kuptohet se është duke u njohur më shumë me historinë dhe kulturën shqiptare.