Salianji: 8 Dhjetori, dita për të kujtuar se nga vijmë e ku duhet të shkojmë!

Salianji: 8 Dhjetori, dita për të kujtuar se nga vijmë e ku duhet të shkojmë!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka kujtuar sot në Ditën e Rinisë studentët e dhjetorit 1990 që solli edhe përmbysjen e komunizmit dhe solli demokracinë në vend. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkuan se 8 Dhjetori është ngjarje që ndriçon dinjitetin e shoqërisë tone. “Mirënjohje përjetë të gjithë studentëve, të rinjve dhe intelektualëve që u bashkuan për t’i dhënë fund mjerimit të Shqipërisë e për ta kthyer atë me fytyrë nga perëndimi!”, shkruan Salianji. Postimi: Sot nderojmë të rinjtë dhe të rejat që 35 vite më parë, udhëhoqën kthesën historike të Shqipërisë në mes të territ, paqartësisë dhe frikës! Ata i dolën përballë një sistemi të dobësuar por që ende nuk i kishte humbur dhëmbët. Ata u bënë protagonist, vunë jetët në rrezik për...